Golat nga rivëniet e këndit janë një gjë e rrallë në botën e futbollit.
Nuk ndodh shpesh që futbollistët të mashtrojnë portierin me goditje direkte nga këndi, andaj gola të tillë tërheqin gjithmonë shumë vëmendje, shkruan lajmi.net.
Në ndeshjen mes skuadrave të ligës së ulët kroate NK Gaj dhe NK Roma, futbollisti, Goran Lukiq shënoi një gol direkt nga këndi.
Goditja e tij mashtroi portierin e skuadrës kundërshtare dhe përfundoi në rrjetë.
Topi kaloi nëpër këmbët e portierit në mënyrë komike dhe u fut në portë për habinë e të gjithëve.
Portieri fatkeq u shtri në tokë dhe mbajti kokën pas poshtërimit. /Lajmi.net/