• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Portieri Haxhihamza shpallet “Ylli i Javës”

10/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i skuadrës së Gjilanit, Kenan Haxhihamza e ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë për xhiron e 23-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të hënën, se Haxhihamza e ka fituar çmimin “Ylli i Javës”, të cilin e ka fituar për herë të dytë këtë sezon.

Komisioni i Veteranëve të futbollit, e ka vlerësuar Haxhihamzën si më të mirin e javës pas paraqitjes fantastike që e pati në fitoren e Gjilanit ndaj Feronikelit ’74.

Gjilani triumfoi 1:0 kurse Haxhihamza ishte më i merituari për këtë fitore, pasi në fund të takimit priti një penallti dhe gjatë tërë takimit u shqua me pritje vendimtare.

Pasi mori çmimin, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës, duke shtuar se shpreson që Gjilani të vazhdoj me formën e mirë për të siguruar një vend në garat evropiane.

Ai shpreson që ta arrij këtë objektiv me Gjilanin, ekip që në pesë ndeshjet e fundit në Superligë ka regjistruar katër fitore e një barazim, duke u ngjitur në pozitën e katërt në tabelë me 34 pikë të mbledhura.

Next Post

Rashica shkon përtej pritshmërive, drejt sezonit më të mirë në Turqi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.