• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Portieri i Interit, Jan Zomer: “San Siro” të rrëqeth, këtu festohet për çdo sparkatë

07/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jan Zomer ishte një nga personazhet më të rëndësishëm të titullit kampion të Interit duke mbajtur portën e paprekur në 19 ndeshje, jo pak. Portieri zviceran thonë se kjo skuadër është e jashtëzakonshme dhe “San Siro” e rrëqeth sa herë futet në fushë.

zomer

Në Itali futbolli është si fe. Si u përshtatët ju?

Tifozët e duan shumë klubin dhe e tregojnë çdo ndeshje në shtëpi dhe në transfertë. Ndihesh i vlerësuar maksimalisht dhe kjo për një lojtar është një nga gjërat më të bukura që ekzistojnë. Mjafton të kujtoj paradën që bëmë për titullin ku na u deshën 8 orë për 2.5 kilometra. Kishte shumë njerëz, përfshirë edhe fëmijët. Diçka fantastike.

Kjo të bën që të kesh edhe më shumë përgjegjësi?

Sigurisht që po. Ne do të përpiqemi që këtë kënaqësi dhe mbështetje që na japin ta kthejmë në rezultate pozitive. Sigurisht që presioni në futboll është prezent. Njerëzit donin patjetër titullin kampion dhe yllin e dytë në fanellë.

Dhe ju ishit një prej protagonistëve sepse e mbajtët portën të paprekur në 25 ndeshje prej tyre 19 në kampionat. A e tregon kjo vlerën e një portieri?

Po. Por është edhe meritë e skuadrës. Edhe kur isha te Gladbahu mbroheshim mjaft mirë me trajnerin Favre. Edhe tek Interi ka një strukturë të mirëfilltë në fushën e lojës. Për rrjedhojë pësojmë pak gola. Për mua si portier është si të luash në ëndërr.

Si është për një portier që të bëjë pjesë në një skuadër që feston edhe në mbrojtje.

Kjo është e bukura. Nëse ke topin në këmbë dhe nis të sulmosh atëherë shpërblehet rreziku i lojës. Por është bukur edhe kur feston edhe duke mbrojtur objektivin si skuadër. Kemi pasur shumë momente kur goditjet e kundërshtarëve bllokohen. Të gjithë festojnë si të kishin shënuar gol kur ndalin ato goditje.

Te Gladbahu ju ishit zëvendësues i Ter Shtegenit, ndërsa tek Interi zëvendësues i Onanës. Kishe shumë presion?

Objektivi im është që të mos krahasohem me asnjë portier. Unë doja që të isha një portier i mirë për skuadrën time të re. Kam bërë mirë dhe kurrë nuk jam krahasuar me të tjerët. Dua të sjell në fushën e lojës lojën time dhe idenë time.

A kishte gjëra që të bënë të mendoje se tani jam në Itali dhe duhet të përshtatem?

Grumbullim. Kjo do të thotë se unë fle në qendrën sportive përpara ndeshjeve. Gjithçka është emocionuese edhe përpara ndeshjeve. Për pjesën tjetër ka shumë paralelizëm me Bundesligën.

Tani titujt janë duke ardhur më shpesh te ju?

Është diçka shumë e bukur. Kam investuar shumë në karrierën time dhe ky është rezultati. Të kesh mundësinë për të luajtur në një klub të këtij lloji. Sigurisht që edhe ndryshimet më kanë dhënë një impuls të ri në karrierë.

Kur e kuptuat që bota sportive e Interit është disi ndryshe?

Në muajt e parë. Ishin specialë. Kam pasur mundësinë që të luaja në stadium të mëdha përballë tifozëve të mrekullueshëm, por San Siro është akoma më shumë. Të gjithë thonë të njëjtën gjë. Është euforik dhe i ftohtë njëkohësisht në nivelin emotiv. Më rrëqeth mishin kur futem aty.

E keni mësuar gjuhën italiane?

Akoma jo mirë. Jam duke u përpjekur sepse është gjuhë e bukur, por kuptoj shumë mirë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Andi Zeqiri nuk do të jetë pjesë e Zvicrës për “EURO 2024”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.