• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Portieri i Kosovës U-21, ushtron në baltë

29/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Infrastruktura sportive në Kosovë është për çdo kritikë.

Klubet e këtushme po hasin në vështirësi për t’i përballuar sfidat natyrore si balta që krijohet në fusha të futbollit kur të bie shi dhe bora, e cila i mbulon këto fusha.

E me një sfidë të tillë po përballet edhe portieri i Kosovës U-21, Altin Gjokaj.

Portieri i Drenicës u pa duke ushtruar sot para lojës me Trepçën në kushte të vështira, të mjerueshme, siç shihet edhe në një fotografi që është bërë sot virale në rrjetet sociale.

Gjokaj, i cili debutoi muajin e kaluar me “Dardanët e rinj”, u sfidua nga lloçi dhe nga kushtet e vështira vetëm për t’u përgatitur sa më mirë për lojën e radhës, por edhe për ta mbajtur ritmin për sfidat e radhës që e presin me ekipin Kuqezi, i cili garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Shpresojmë që 17 vjeçarit t’i shpërblehet mundi dhe sakrifica duke u transferuar jashtë vendit pasi bëhet fjalë për një portier fantastik.

Kjo është shpresa e vetme që ai të ushtrojë në kushte të mira pasi në Kosovë tash e shumë vite, nuk është bërë përparim në aspektin e infrastrukturën, me fushat/stadiumet që janë pa drenazh të hairit dhe me plot mangësi e defekte.

Next Post

Portieri i Drenicës kryen përgatitjet para ndeshjes me Trepçën në lloç

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.