Vendimtar në fitoren e Spanjës kundër Gjermanisë ka qenë dhe portieri i “La Roja”-s, Unai Simon. Ai ka theksuar se ajo ka qenë një ndeshje me konsum të jashtëzakonshëm energjish, por që është kompensuar nga suksesi.
“Fizikisht unë jam mirë. Por në tërësi jemi të dërrmuar nga një ndeshje maratonë. Ndoshta duhet të pyesim lojtarët që kanë luajtur më shumë minuta. Tani rikuperimi është shumë i rëndësishëm, duhet ta shijojmë por me kujdes sepse kemi një ndeshje kundër një skuadre të fortë. Ne jemi shumë të lumtur që kemi mbërritur në gjysmëfinale dhe mezi presim të kthehemi në fushë”, ka deklaruar Unai Simon.
Portieri i Spanjës ka folur dhe për dëmtimin e Pedrit.
“Na vjen keq për Pedrin, por shpresojmë që të mos ketë asgjë serioze. Ai është një karakter shumë i fortë dhe do të kthehet sërish shpejt. Por tani të presim”, tha ai.
Ndërkaq, nga ana tjetër Unai Simon ka garantuar se Spanja do të bëjë gjithçka për të fituar trofeun.
PANORAMASPORT.AL