Sunday, 26. April 2026
Sport

Portieri i Turqisë largohet nga kampi stërvitor pa leje dhe sulmon trajnerin Montela

GS 13/10/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri Berke Ozer u largua nga kampi stërvitor i Turqisë “pa leje”.

Lojtari i Lilës, që priti tre penallti kundër Romës në Ligën e Evropës, u rikthye në klubin e tij ndërsa Turqia mposhti Bullgarinë 6-1 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Sofje.

“Berke Ozer u largua nga qendra jonë stërvitore dhe u kthye në Stamboll pa lejen e stafit tonë”, tha Federata Turke e Futbollit në një deklaratë.

“Ndërsa jemi të impenjuar për t’u kualifikuar për Kupën e Botës, një sjellje e tillë është e papranueshme”.

Përgjigja e portierit erdhi në Instagram dhe ishte një sulm ndaj Montelës: “Kur pashë listën e lojtarëve të thirrur, kuptova se vendimmarrësit në ekipin e vendit tim nuk motivoheshin nga performanca apo vullneti për të fituar”.

Teilen: