Wednesday, 29. April 2026
Sport

Portieri i Zaragozës pezullohet me 13 ndeshje, goditi me grusht kundërshtarin

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pas grushtit, vjen dënimi. Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka pezulluar portierin e Real Zaragozës, Esteban Andrada, për 13 ndeshje pas një sulmi ndaj lojtarit të Huescas, Jorge Pulido, gjatë ndeshjes së fundjavës së kaluar.

Pasi mori kartonin e dytë të verdhë, portieri e goditi kundërshtarin e tij me grusht, duke i shkaktuar ënjtje të dukshme në mollëz.

Komiteti vendosi që Andrada do të vuajë një pezullim prej 12 ndeshjesh përveprimin e bërë, plus një ndeshje shtesë për kartonin e kuq.

Teilen: