Portieri i Kosovës U18, Art Selaci, është përzgjedhur në shtatëshen më të mirë të “Men’s 18 EHF Championship II”, që u përmbyll të dielën në Telavi të Gjeorgjisë.
Selaci spikati gjatë gjithë turneut me paraqitjet dhe pritjet e tij, duke fituar vendin në ekipin ideal të këtij Evropiani.
Portieri kosovar konsiderohet një prej talenteve me potencial për të ardhmen, ndërsa paraqitja në Gjeorgji ishte një tjetër dëshmi e cilësive të tij.
Trofeun e “Men’s 18 EHF Championship II” e fitoi Bullgaria, e cila në finale mposhti Gjeorgjinë me rezultat 35:28.
Teilen: