Emiliano Martinez ishte shpallur portieri më i mirë i Kupës së Botës që u mbajt për herë të fundit në Katar dhe tani ka vendosur një rekord me Argjentinën.
Argjentina ka mposhtur mbrëmë Paraguajin me golin e Nicolas Otamendit dhe pas tre xhirove kualifikuese për në Botëror ka ruajtur bilancin maksimal.
Ajo që bëri Martinez është një arritje që askush para tij nuk ka mundur ta arrijë.
Që nga finalja e Botërorit dhe goli i Kylian Mbappes në minutën e 118-të, kanë kaluar 621 minuta gjatë të cilave portieri i skuadrës së Aston Villës nuk ka pësuar gol në kombëtare.
Emi Martinez has made history setting the record for the longest streak without conceding a goal for Argentina 🇦🇷
Dibu dynasty 💥 pic.twitter.com/rCbMk3UIvh
— ESPN FC (@ESPNFC) October 13, 2023
Në përgjithësi, Argjentina nuk e ka nxjerrë topin nga rrjeta, çka do të thotë se nuk ka pësuar gol në vitin kalendarik.
Vlen të përmendet se ata nuk kanë pasur as rivalë të fortë, pasi përveç ekipit të përmendur nga Amerika Qendrore, kanë festuar ndaj Panamasë, Australisë, Indonezisë, Ekuadorit, Bolivisë dhe tani Paraguajit./Lajmi.net/