• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Portieri Menja: Pa frikë në fushën e Realit, do të duhet një ndeshje e madhe

05/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë edicion të Champions-it është ndëshkuar në secilën nga tri ndeshjet ku ka luajtur.menjaPraktikisht dy gola çdo 90 minuta për Majk Menjanë, që sot ndaj Realit pret dhe shpreson për një mbrëmje ndryshe. Me fitore të Milanit e mundësisht pa nxjerrë topin nga rrjeta e tij. Portier, i pranishëm në konferencë për shtyp krah trajnerit Fonseka, ka bërë edhe deklaratat e mëposhtme.

NDESHJA – “Çdo ndeshje ka historinë e vet, ka shumë dallim mes derbit dhe ndeshjes së radhës. Ndaj Realit do të duhet të kemi guxim, të sulmojmë dhe të mbrojmë, guxim të luajmë futbollin tonë. Ju siguroj se nuk kemi frikë.”

ROLI – “Nuk mendoj se jam më i forti në botë, por me siguri jam mes pesë më të mirëve në rolin tim. Mund dhe duhet ende të përmirësohem, por përparësia ime është vetëm Milani dhe ndeshja e radhës.”

RIVALËT – “Reali ka emra të mëdhenj, por futbolli për mua është adrenalinë. Gjithmonë. Kjo ndeshje më ka mbushur me entuziazëm dhe jam gati të luaj kundër kujtdo. Gjëja më e bukur do të ishte një fitore.”

RINOVIMI – “Rinovimi im nuk është gjëja më e rëndësishme tani, ne jemi dhe jam i fokusuar në ndeshjen kundër Real Madridit. Duhet të jemi të qartë dhe të qetë në ndeshje, jam i fokusuar në punën time për të sjellë një rezultat pozitiv”.

MBAPE – “Më ka ndihmuar shumë në kombëtare. Këtë herë do të luaj kundër tij, megjithatë mbetet një mik dhe ne gjithmonë flasim me njëri tjetrin. Kilië është një lojtar cilësor edhe pse është në një fazë të vështirë për momentin. Nuk kam dyshim se do të bëjë mirë në Madrid.”

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Akuzohet për përfshirjen në baste, bastiset banesa e ‘yllit’ të skuadrës së njohur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.