Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq po vazhdon me paraqitjet e mira te skuadra e Sassuolos.
Madje, Muriq ishte vendimtar në fitoren e Sassuolos në ndeshjen e fundit ndaj Atalantas me rezultatin 2:1.
Muriq pati gjashtë pritje në këtë përballje dhe u vlerësua me notën 9.5 nga “SofaScore” që e ka përfshirë në formacionin e xhiros së 27-të në kampionatin italian.
Portieri 27-vjeçar para fillimit të këtij sezoni është huazuar te Sassuolo nga Ipsëich Toëni pasi me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2028.
Këtë sezon, Muriq ka regjistruar26 paraqitje në Serie A me Sasuolon, ekip që ka opsionin e blerjes së tij në verë për 8 milionë euro.
Muaj më parë, Muriq, i cili ka 48 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, pati tërhequr edhe vëmendjen e Juventusit.