Saturday, 21. March 2026
Sport

Portieri nga Kosova nënshkruan zyrtarisht me Ajaxin

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Diant Ramaj është portieri më i ri i klubit me histori në Holandë, Ajax.

Ramaj është larguar zyrtarisht nga Eintracht Frankfurt dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 me klubin holandez, shkruan Lajmi.net

Thuhet se Ajaxit ky transferim nga skuadra e Bundesligas i kushtoi plotë 12 milionë euro.

21-vjeçari llogaritet si një prej portierëve me të ardhme të madhe në Gjermani. Ai është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në grupmoshat e reja.

Kujtojmë që ka pasur tentime edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës për ta sjellë portierin Ramaj në kampin “Dardan”./Lajmi.net/

  


Teilen: