Monday, 15. June 2026
Sport

Portieri Vozinha, më i miri i ndeshjes

GS 15/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ekspertët e FIFA-s kanë pasur punë të lehtë për të zgjedhur më të mirin e ndeshjes Spanja – Kepi i Gjelbër.

Portieri 40-vjeçar i Kepit të Gjelbër, Vozinha, kishte ndeshje madhështore për ta udhëhequr përfaqësuesen afrikane drejt barazimit pa gola me superfuqinë e futbollit, Spanjën.

Dhe, pikërisht Vozinha u shpall më i miri i ndeshjes.

Kjo po vlerësohet prej befasive më të mëdha në Kupën e Botës.

Kjo ndeshje i takoi Grupit H, ë cilin e përbëjnë edhe Uruguai e Arabia Saudite.

Teilen: