Monday, 6. July 2026
Futboll

Portugali-Spanjë, plot raste por mungon goli. “Paqe” për 45 minutat e para

GS 06/07/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë mes Portugalisë dhe Spanjës është mbyllur në brazim 0-0. Një sfidë e ekuilibruar në Texas, ku nuk munguan rastet për të dyja skuadrat.

Spanja e nisi më mirë takimin, duke pasur një mundësi të artë me Mikel Oyarzabal në minutën e 8-të, por sulmuesi bëri më të vështirën e mundshme me goditjen e tij, duke e nxjerrë jashtë portës.

Në minutën e 16-të, Diogo Costa shpëton dy herë rresht Portugalinë, fillimisht duke ndalur goditjen e Lamine Yamal dhe më pas atë të Alex Baena.

Në minutën e 31-të, Spanja kishte një mundësi të mirë me Dani Olmo, por goditja e tij me kokë nuk ëprfundon në rrjetë. Në minutën e 36-të, Unai Simon bën një pritje të dyfishtë, fillimisht ndaj Joao Felix dhe më pas ndaj Cristiano Ronaldos.

Në minutën e 41-të, goditja e fortë e Nuno Mendes devijohet me kokë nga Pedro Porro dhe përfundon në traversë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Teilen: