Saturday, 16. May 2026
Sport

Portugalia e turpëron Bosnje Hercegovinën, shkëlqen Ronaldo

GS 16/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Portugalisë ka regjistruar fitoren e tetë nga po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Roberto Martinez sonte triumfuan në udhëtim ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

  

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bilino Polje” përfundoi me rezultatin 0:5, me të pesë golat që u shënuan në pjesën e parë.

Cristiano Ronaldo (5’ penallti, 20’) shkëlqeu edhe sonte me dy gola në fitoren e kombëtares portugeze. Golat tjerë u shënuan nga Bruno Fernandes (25’), Joao Cancelo (32’) dhe Joao Felix (41’).

Portugalia, që e ka siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2024”, tani prin në Grupin J me 24 pikë.

Bosnjë-Hercegovina është në pozitën e parafundit (5) me nëntë pikë.

 

 

  

  


Teilen: