Portugalia ka marrë fitoren e katërt rresht në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Luzitanët e drejtuar nga Jorge Jesus fituan sot 2-1 ndaj Norvegjisë, në sfidën e luajtur në Porto.
Nordikët kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të, me supergolin e Kristoffer Ajer. Reagimi i luzitanëve nuk vonoi, duke barazuar shifrat me Joao Cancelo në minutën e 38-të. Mbrojtësi shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme qendrore në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 79-të, Portugalia gjen golin e avantazhit 2-1, pas një topi të gjatë nga mesfusha dhe asistit të Joao Felix, ishte Goncalo Ramos që shtyu topin në rrjetë.
Portugalia e mbylli takimin me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Francisco Conceicao në minutën e 86-të, për shkak të reagimit të tepruar ndaj vendimit të arbitrit, i cili fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë. Duke parë reagimin e tij, nxorri kartonin e kuq.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, në Cardiff, Danimarka fitoi 0-1 ndaj Ullesit. Goli vendimtar u shënua nga Ramus Hojlund nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 74-të, pas faullit të portierit vendas ndaj Gustav Isaksen.
Situata në këtë grup pas 4 ndeshjeve është e tillë:
1. Portugalia 12 pikë
2. Danimarka 6 pikë
3. Uellsi 3 pikë
4. Norvegjia 3 pikë