Saturday, 16. May 2026
Sport

Portugalia zbarkon në shtetin e rajonit 

GS 15/10/2023 1 Min. Lesezeit

Delegacioni i kombëtares portugeze ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës rreth orës 14:30 të ditës së sotme në prag të ndeshjes së nesërme kualifikuese kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Ylli më i madh Cristiano Ronaldo dhe futbollistët, siç raportojnë gazetarët e mediumit boshnjak “Klix.ba” nga vendi i ngjarjes, kanë hyrë në autobusë direkt nga pista, e më pas më masa të ashpra të sigurisë janë nisur për në Zenicë, ku do të akomodohen dy ditët e ardhshme.

Masat e sigurisë që nga mëngjesi janë zbatuar edhe në hotelin Zenicë.

Portugalia nesër në orën 20.45 ndeshet me Bosnjën në kuadër të Grupit J të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Teilen: