Sifada e radhës e Ballkanit do të jetë e Kazakistanit.
Ndeshja zhvillohet të enjten me fillim nga 16:30, shkruan lajmi.net.
Para ndeshjes konferencë media ka mbajtur trajneri i skuadrës, Ilir Daja, si dhe mbrojtësi, Arbër Potoku.
Potoku theksoi se pritshmërit janë të mëdha, pavarësisht humbjes në Prishtinë.
“Në ndeshjen e parë pritshmëritë kanë qenë më të mëdha, Astana është klub i madh, por fati në atë s’ka qenë me ne, Astana fitoi me dy goditje, ky është futbolli.
Sipas Potokut, Ballkani ka gjasa ta kalojë grupin dhe do ta bëjnë maksimumin ta arrijnë këtë objektiv.
“Për ne është viti i dytë – sigurisht se objektivi ynë nuk ka qenë ta kalojmë grupin, por pas rezultateve, pritshmëritë janë rritur. Tani e dimë siç jemi në tabelë, kemi shanse të kalojmë grupin dhe do bëjmë gjithçka të arrijmë këtë objektiv madhor”, përfundoi ai.
Ballkani do të mundohen ta përmirësojë gabimin e lojës së parë, pasi humbi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 1:2 ndaj Astanas. /Lajmi.net/