Trajneri Graham Potter raportohet se shumë shpejtë do t’i kthehet zejes së tij.
Ish-trajneri i Chelsea-s, sipas medieve britanike, është afër që të merr ‘timonin’ e Leicester City-t.
Leicester City thuhet se tashmë ka nisur bisedimet me Graham Potter-in.
‘Dhelprat’ po kërkojnë zëvendësuesin për Enzo Maresca, i cili tashmë është tek Chelsea.
Potter mësohet se është i gatshëm t’i kthehet punës pasi ka qëndruar jashtë fushës që nga shkarkimi i tij nga ‘Blutë’ e Londrës.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Potter është kandidat serioz për të marrë drejtimin e Leicester City-t.
“Leicester City ka kontaktuar me Graham Potter si kandidat serioz për të zëvendësuar Enzo Maresca”, ka shkruar eksperti Romano.