Monday, 31. August 2026
Sport

Pozicioni i Van Nistelrooy-t, “Djajtë e Kuq” i bëjnë një kërkesë trajnerit të ri

GS 05/11/2024 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Ruud Van Nistelrooy është në ajër. Emërimi i Rubén Amorim në pankinën e Manchester United në vend të të larguarit Ten Hag mund të ndryshojë situatën, por asgjë nuk është konfirmuar ende.

Megjithatë, sipas “Sky Sport”, skuadra e “Djajve të Kuq” i ka nisur një peticion portugezit Amorim, i cili ende nuk është ulur zyrtarisht në stol. Lojtarët duan që ish-sulmuesi i Man. United  të mbetet në klub dhe të punojë me portugezin.

Megjithatë, vendimi ende nuk është marrë. Gjithmonë do të varet nga dëshirat e Amorimit, por “Sky Sports” shkruan se fakti që portugezi merr me vete të gjithë ndihmësit e tij që ka te Sportingu (Carlos Fernandes, Adélio Cândido, Emanuel Ferro dhe Jorge Vital) mund ta bëjë të vështirë për ish-sulmuesin, i cili është i vlerësuar, që të bëhet pjesë e stafit të trajnerit të sapoemëruar.

Teilen: