Sipas asaj që raporton “SportMediaset” në Italia Uno, Milani po vazhdon negociatat për të marrë Joshua Zirkze i cili mund të blihet te Bolonja nga 1 korriku duke paguar klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro.
Klubi kuqeblu është njoftuar për qëllimet megjithatë, ende duhet të gjendet një ekuilibër në komisionet me menaxherit të tij Kia Jorbaçian që ka punuar me kuqezinjtë edhe në të kaluarën, kur klubi zotërohej nga Silvio Berluskoni. Një pikë takimi mund të gjendet rreth 10 milionë euro, ndaj edhe zyrtarizimi i akordit mund të vijë që gjatë kësaj fundjave pasi edhe sulmuesi pret të njohë skuadrën e tij të radhës pasi deklaroi se nuk do të qëndronte më te Bolonja.
PAGA DHE AFATET – Zirkzee dëshiron të qëndrojë në Itali dhe i pëlqen shumë destinacioni i kuqezinjve edhe pse nuk i mungojnë interesimet nga Juventusi ku do të gjente Tiago Motën, por edhe Interi. Ndryshe nga këto skuadra, te kuqezinjtë do të ishte në qendër të projektit, ndaj thuhet edhe se kjo e ka shtyrë për të arritur një marrëveshje. Me sa duket Milani ka marrë pranimin e sulmuesit holandez në bazë të një kontrate pesëvjeçare me një pagë prej 4.5 milionë euro që me bonuse mund të arrijë në 5 milionë.
PO BAJERNI? – Në këto moment edhe Bajerni i Mynihut është palë e interesuar. Si klubi që promovoi futbollistin në futbollin elitar, bavarezët presin të marrin 50 për qind të shumës së shitjes, pasi diçka e tillë parashikohet në akordin e firmosur dy vite më parë kur lejuan Zirkzen te BOlonja. Sipas “Bild”, gjermanët nuk kanë asnjë qëllim të ushtrojnë të drejtën e blerjes pavarësisht se ishte përfolur sikur holandezi mund të kthehej te Bajerni ku do të gjente përsëri Vinsent Komapnin të cilin e ka pasur trajner në kohët e Anderlehtit. Në këto kushte, Milani ka vetëm presionin e shifrave të aktit të blerjes që gjithsesi, siç thamë, nuk duhet të vonojë.
PANORAMASPORT.AL