Supervizori Var Gervasoni sulmoi në Var Nasca-n për riparjen e munguar të bërrylit të mbrojtësit zikaltër. Për pak sa nuk u përleshën fizikisht, sot janë të dy të akuzuar.
Kuadri i hetimit për arbitrat italianë pasurohet ditë pas dite me detaje dhe prapaskena të reja. “La Repubblica” ka zbuluar një prapaskenë, që ka të bëjë me gjakrat e ndezura mes supervizorit të Var-it Andrea Gervasoni dhe Var-it Luigi Nasca për episodin e bërrylit të Bastonit ndaj Dudës në Inter-Verona më 6 janar 2024. Një episode që nuk u ripa.
Bastoni godet me bërryl Dudan në aksionin që sjell golin vendimtar të Frattesi. Për arbitrin Fabbri nuk ka faull, madje ai shprehet se lojtari i Verona ngrihet, e sheh dhe pastaj shtrihet sërish. Var-i Nasca dhe Avar-i Rodolfo Di Vuolo nuk e thërrasin për ta riparë episodin.
Mbi raportin mes Gervasoni e Nasca, që ka dalë në hetime, “La Repubblica” shkruan: “Mes të dyve ka pasur xixa, duke shkuar gati në përleshje me duar, pas Inter-Verona të 6 janarit 2024 për bërrylin e famshëm të Bastoni, që nuk u sinjalizua nga ai që ishte në Var, por që duhej të ndëshkohej sipas supervizorit”.
Situata e radhës e tensionit për një botë arbitrale që tani është nën hetim në të gjitha drejtimet.