Tuesday, 5. May 2026
Sport

Prapaskena e L’Equipe/ Kylian Mbappé gjithmonë e më i izoluar, në Madrid ka marrëdhënie vetëm me lojtarët nga Franca

GS 05/05/2026 1 Min. Lesezeit

Njëra prej medieve më të mëdha sportive në Francë i ka kushtuar në numrin e sotëm një artikull Kylian Mbappé-s. Sipas të përdirtshmes franceze sulmuesi i Real-it është gjithmonë e më i izoluar në Madrid.

Sipas gazetës ai komunikon në klub vetëm më lojtarët e tjerë nga Franca ndërsa pjesa tjetër e grupit thuhet se e ka izoluar.

Kylian Mbappé po “paguan” shtrenjtë sjelljen e tij në Madrid. Sipas “L’Equipe” ai nuk konsiderohet më një si lojtar ku Real-it mund të mbështetet për shkak të asaj që ndodhi në javën e fundit.

Dëmtimi që e la jashtë ndeshjes me Espanyol nuk e pengoi të udhëtonte drejt Italisë së bashku me të dashurën e tij, Ester Esposito. Videot dhe fotografitë e momenteve të çiftit në Itali kanë tërbuar edhe tifozët, të cilët nuk janë përmbajtur në rrjet duke kërkuar largimin e tij.

Për të përkeqsuar raportin me drejtuesit e klubit ka “menduar” përsëri po vetë lojtari, i cili në një drekë të organizuar nga shoqëria është prezantuar me gati 45’ me vonesë.

Teilen: