• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prapaskena e “The New York Times”/ Në Madrid ka krisje mes lojtarëve dhe Alonso-s: Mendon se është Guardiola, por është vetëm Xabi!

29/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ata që mendojnë se një fitore mund të mjaftojë për të ndrequr klimën në një ekip futbolli gabojnë shumë pasi në Madrid nuk kanë mjaftuar as tri pikët përballë rivales historike për të sheshuar konfliktin mes Alonso-s dhe lojtarëve.

Sipas “New York Times” Xabi Alonso kur mbërriti në “Bernabeu” u bëri të qartë të gjithëve se shumë sjellje dhe “vese” të lojtarëve nuk i pëlqenin dhe se i konsideronte ato si të dëmshme për një ekip futbolli. Trajneri spanjoll në fjalimin e parë që mbajti përballë lojtarëve u tha se duhet që të punonin edhe më shumë në momentin që nuk kishin topin nën kontroll ndryshe nuk do të kishin vend në formacion.

Pas fjalimit të trajnerit shumë lojtarë nuk fshehën frustrimin e tyre pasi kuptuan se liria e tyre në fushë nuk do të ishte si ajo që kishin nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t. Sipas “The New York Times” shumë lojtarë nuk kanë pranuar faktin që duhet të ndryshojnë sjelljen në fushë edhe pse deri më tani kanë fituar shumë.

Një burim shumë pranë lojtarëve ka rrëfyer për “The New York Times” se lojtarët janë të bezdisur prej faktit se Carlo Anchelotti përfshihej shumë pak në seancat stërvitore ndërsa tani Alonso sillet si të ishte një tjetër lojtar i ekipit duke qenë prezent kudo.

Mes të tjerash disa lojtarë mendojnë se Alonso ndryshe nga Anchelotti, i cili ishte shumë i dashur dhe pranë tyre, mban distancë dhe është mjaft i ftohtë. Sipas burimit fryma në ekip nuk është në favor të Alonso-s. “Ai mendon se është Guardiola, por për tani është vetëm Xabi”, tha burimi pranë lojtarëve për “The New York Times”.     

Next Post

Barcelona ndalon Yamalin nga paraqitjet publike

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.