Thursday, 12. March 2026
Sport

Prapaskena/ Flick takon Ter Stegen për t’i komunikuar se është i treti pas Garcia dhe Szczesny

GS 12/07/2025 1 Min. Lesezeit

Dita e parë e punës për Hansi Flick ka qenë e vështirë pasi i është dashur që të sqarojë hierarkitë portierëve. Mediet spanjolle kanë bërë me dije se trajneri gjerman ka takuar Marc-André ter Stegen për t’i thënë se ka humbur vendin e titullarit.

Kjo detyrë e vështirë i është ngarkuar Flick nga presidenti Laporta, i cili me afrimin e Joan Garcia praktikisht ka vendosur muaj më parë se cili do të ishte titulari i sezonit të ri. Siç dihet Joan Garcia do të jetë portier i Barcelonës deri në 2031 ndërsa Wojciech Szczesny ka rinovuar kontratën deri në 2027.

Teilen: