• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prapaskena, ja pse Tiago Mota nuk po shkarkohet nga Juvja

18/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shtatë gola të pësuar dhe zero të shënuar, asnjë reagim ndaj shuplakave të marra nga kundërshtarët, një skuadër e dobët, e hutuar dhe e pafuqishme.motaPër shkak të ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve, në humbjen e dyfishtë dhe shumë të rëndë të Juventusit kundër Atalantës dhe Fiorentinës, dukej se ekzistonin të gjithë përbërësit për të kaluar në ndërrimin e trajnerit. Megjithatë, drejtori i përgjithshëm Xhuntoli ka rikonfirmuar besimin te Tiago Mota, i cili pritet gjithsesi të ketë një përballje me drejtuesit në orët e ardhshme.

Pse u vendos të vazhdohet me italo-brazilianin? Ka të paktën tri arsye kryesore. Përveç, natyrisht, asaj ekonomike, me një kontratë deri në vitin 2027, të cilën Juventusi e paguan 3,5 milionë euro në vit, ndërsa shkarkimi i Motës do t’i kushtonte mbi 10 milionë euro.

ZËVENDËSUESIT- Në radhë të parë, mungesa e alternativave dhe nevoja për t’u “pajtuar” me situatën. Momentalisht, gjatë sezonit, dy trajnerët e vetëm të lirë “të nivelit të lartë” janë Igor Tudor (që ka qenë në stafin e Pirlos gjatë sezonit 2021-’22) dhe Roberto Mançini. Megjithatë, të dy nuk do të pajtoheshin të jenë vetëm trajnerë për 9 ndeshjet e fundit, por do të kërkonin një kontratë edhe për sezonin e ardhshëm. Nga këndvështrimi i tij, megjithatë, Juventusi nuk do të donte të angazhohej për një periudhë afatgjatë, sepse nuk e di se në cilin kompeticion europian do të marrë pjesë vitin e ardhshëm dhe, mbi të gjitha, e di se nga Konte te Gasperini dhe Pioli, në qershor mund të ketë mundësi më të mira në treg sesa dy alternativat e lira për momentin. Po ashtu, është e parashikueshme që, në rast të mosarritjes së kualifikimit për Ligën e Kampioneve, reflektimet në shtëpinë e Juventusit në fund të sezonit do të jenë mbi projektin teknik në përgjithësi dhe jo vetëm mbi figurën e trajnerit.

ZONA CHAMPIONS- Në radhë të dytë, për të shpëtuar Motën, është pozicioni që Juventusi ka në tabelë. Duket si një paradoks të thuhet kjo pas parakalimit të Juventusit nga Bolonja në vendin e katërt, por pikërisht distanca minimale kontribuon në “konfirmimin” e trajnerit. Pavarësisht se ishte shumë e rëndë në aspektin e reagimeve të skuadrës në fushë kundër Atalantës dhe, mbi të gjitha, Fiorentinës, situata nuk është e fatale dhe Juventusi ka ende mundësinë të “shpëtojë” sezonin.

LOJTARËT- Së fundmi, nga ana e drejtuesve të Juventusit, siç u la të kuptohet nga Xhuntoli pas humbjes në “Franchi”, pas vendimit për të mbajtur Tiago Motën, ka edhe vullnetin për t’i dhënë përgjegjësinë e rënies së Juventusit edhe lojtarëve, pa ia lënë të gjithë peshën trajnerit. “Ka një mungesë përgjegjësie nga ana e çdo lojtari, që kanë shumë faje”, vuri në dukje Marko Parolo për Dazn, duke gjetur mbështetje te fjalët e drejtorit të Juventusit. Për këtë arsye, kostot, pozitat në tabelë, mungesa e alternativave dhe ndarja e përgjegjësive, kanë sjellë faktin që Juventusi nuk e ka (ende?) shkarkuar Tiago Motën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ecuri me dy fytyra, prej “Djallit” varet Europa dhe titulli i Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.