• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prapaskena për trajnerin te Juve. Konte nis bisedimet me Xhon Elkanin, kërkohet një marrëveshje

28/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Por ndërsa “Corriere dello Sport” lëshon bombën për vendimin e marrë nga Masimiliano Alegri për t’u larguar në fund të sezonit, uebsajti “Calcimercato.it” nënvizon se pasardhësi i lirvonezit është gati dhe bëhet fjalë sërish për një rikthim. Më saktë, për njeriun që brenda muajit të fundit, mes emisioneve dhe dialogjeve në universitete me studentët, ka konfirmuar se është gati të firmosë sërish me Juventusin.

KONTE

Madje, e konfirmoi hapur se ishte penduar që u largua, ndaj pas këtyre fjalëve mund të kuptohet qartë se sa e madhe është dëshira për të punuar sërish te “zonja e vjetër”, klubi ku bëri epokë edhe si futbollist dhe për më tepër si kapiten i bardhezinjve. Sipas burimit në fjalë, Xhon Elkan, e ka marrë vetë në dorë çështjen dhe ka nisur bisedimet me Antonio Konten, për të kuptuar strategjinë e fillimit të një cikli të ri, njësoj si në 2011-ën, me Andrea Anjelin.

Dhe nëse të dyja palët do të jenë në një linjë, edhe pse Konte pas aventurës në Angli kërkon një rol menaxherial, që të ketë dorë edhe në merkato, atëherë mund të ketë një akord mes palëve. Ndërkohë, bisedimet kanë nisur dhe kaq mjafton që të shtohen zërat për një dorëheqje të Alegrit, një vit përpara fundit të kontratës së tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dardanet e presin me optimizëm duelin me bullgaret 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.