Friday, 15. May 2026
Sport

Prapaskena/ Pogba pozitiv ndaj hormonit të rinisë, ja çfarë ndryshon

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

Një prapaskenë e bujshme mund të ndryshojë kartat mbi tavolinë, lidhur me pozitivitetin e Pol Pogbasë.

pogba

Siç raporton “Corriere della Sera”, kundëranaliza e 5 tetorit ka sjellë në sipërfaqe se substanca e gjetur në trupin e francezit nuk është testosteron, por “DHEA” (inicialet e deidroepiandrosteron), një hormon endogjen që njihet më së shumti si “hormoni i rinisë”.

Bëhet fjalë gjithsesi për një substancë të klasifikuar si dopuese, e ndaluar nga “WADA” prej shumë vitesh, por këto cilësime të reja mund të ndihmojnë mbrojtjen e francezit në gjykatë.

“DHEA” është një produkt për përmirësimin e forcës muskulore dhe jo shpesh vendoset në etiketat e produkteve farmaceutike. Nëse kështu ka qenë, kjo mund të ndihmojë në mbrojtjen e futbollistit të Juves, për të ulur në maksimumin e mundshëm dënimin që do të marrë, pasi gjithsesi bëhet fjalë për një substancë të ndaluar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: