Lionel Mesi ka nisur pushimet pasi mbylli angazhimet me Argjentinën në turin e saj aziatik dhe në fund të korrikut pritet të bashkohet me klubin e ri, Inter Majami për të cilin ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare.
Leo do të përfitojë rreth 50 milionë dollarë në sezon, për çdonjërin nga sezonet që do të luajë në “MLS League”. Por mediat argjentinase kanë zbuluar dhe një tjetër hollësi nga marrëveshja e Leos me Inter Majamin. Sipas rrjetit televiziv “DIRECTV Sports”, Lionel Mesi do të blejë 35 për qind të aksioneve të Inter Majamit dhe do t’i bashkohet skuadrës si lojtar pas disa javësh.
PANORAMASPORT.AL