Tuesday, 31. March 2026
Sport

Prapaskenat/ Kosova darkon me Turqinë përpara finales, tifozët lënë pa gjumë të besuarit e Montella-s

GS 31/03/2026 2 Min. Lesezeit

Në dy ditët e fundit Prishtina ka marrë vëmendjen e sportdashësve nga i gjithë Ballkani pasi “finalja” e sotme me Turqinë është një takim historik.

Edhe pse në fushë protagonistët kanë lënë të kuptohet se nuk do të tërheqin këmbën prapa, jashtë saj duket se situata është miqësore edhe pse me disa përjashtime.

Kështu mbrëmjen e kaluar në Prishtinë është organizuar një darkë mes krerëve të dy federatave. Në darkën e mbajtur në Prishtinë, morën pjesë Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Ethem Hacıosmanoğlu, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ish-presidenti i TFF-së, Servet Yardımcı, zëvendëspresidenti i TFF-së, Mecnun Otyakmaz, Sekretari i Përgjithshëm i TFF-së, Abdullah Ayaz, Drejtori i TFF për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Drejtor i Ekipit Kombëtar të TFF-së, Mustafa Baltacı dhe këshilltari strategjik i UEFA-s, Kadir Kardaş, si dhe zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bakir Burri, anëtarët e Bordit Ekzekutiv Samir Jukani dhe Mirsad Çollaku, drejtori i ekipeve kombëtare të Kosovës Muharrem Sahiti dhe menaxheri i ekipeve kombëtare të Kosovës, Bajram Shala.

Tifozët janë mundur që të “ndihmojnë” Muriqin me shoke duke shqetësuar ekipin truk. Pas mesnatës, pranë hotelit ku është akomoduar përfaqësuesja turke janë dëgjuar shpërthime fishekzjarrësh dhe disa brohoritje nga tifozët vendas të Kosovës.

Teilen: