• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prapaskenat/ Leva bindi Gyndoanin, por turku “tremb” Barçën

23/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Levandovski mori pjesë aktive në nënshkrimin e Ilkai Gyndoanit nga Barça.

Kolase-Gundogan-dan-Lewandowski

Sipas portalit polak “Meczyki.pl”, sulmuesi i katalanasve është takuar me mesfushorin gjerman pas ndeshjes mes kombëtares polake dhe gjermane të luajtur më 16 qershor në Varshavë dhe kanë diskutuar mundësinë që kapiteni i Mançester Sitit të vinte në “Camp Nou”. Leva i kërkoi atij që të firmoste për të përmirësuar cilësinë e skuadrës, në mënyrë që Barça të mund të rikthehej dominuese edhe në Europë.

Biseda ishte kyçe në hapin e fundit që ylli i Sitit bëri për të zgjedhur për të mos rinovuar në “Etihad”, atje ku largohet si fitues i tripletës dhe ngriti në qiell trofeun e Ligës së Kampioneve, Premier Ligës dhe Kupës FA. Dy shokët e vjetër kanë pasur një marrëdhënie të shkëlqyer personale që nga koha kur luanin për Borusian e Dortmundit. Por prej atëherë njëri firmosi me Sitin, ndërsa tjetri shkëlqeu me Bajernin e Mynihut. Por Leva vendosi që të provonte edhe La Ligën, duke u transferuar në Barcelonë verën e shkuar. Të njëjtën rrugë po ndjek edhe Gyndoan, duke lënë shiritin e kapitenit në një skuadër fantastike si ajo e Pep Guardiolës ku fitoi gjithçka, për të pranuar këtë sfidë të re në karrierë.

KLAUZOLA – “Sport.es” zbulon se kontrata e Gyndoanit përfshin një klauzolë që lojtari ka kërkuar shprehimisht për të pasur garanci personale dhe lirohet nga kontrata në rast se Barça nuk mund të respektojë regjistrimin e tij në La Liga. Pavarësisht se ka marrë garanci se regjistrimi i tij në skuadër është i sigurt, Ilkai ka konsideruar se është më mirë që gjithçka të jetë e shkruar e zezë mbi të bardhë.

Duke parë problemet e klubit me bilancet dhe regjistrimin e lojtarëve të saj në La Liga, Gyndoan i ka vendosur afat klubit për të kompletuar regjistrimin e tij në La Liga deri në ditën e javës së parë të kampionatit, pavarësisht se synimi është që deri më 1 korrik të zgjidhet gjithçka për regjistrimin e tij, siç e kanë siguruar drejtuesit. Në të kundërt ai do të ketë të drejtën për të tërhequr letrat e tij dhe firmosur me një klub të ri.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Transferimi i Tonalit te Newcastle, rekord në futbollin italian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.