Të gjithë kanë filluar që të bëjnë llogaritë dhe parashikimet e tyre kur kanë mbetur 180 minuta nga fundi i kampionatit italian, ku Napoli dhe Interi kanë vetëm 1 pikë diferencë mes tyre.
Kjo gjë u jep mundësi skenarëve të ndryshëm. Por çfarë ka ndodhur në të shkuarën kur skuadrat kanë qenë me pikë të tilla. Vetëm 3 herë ka ndodhur që 2 javë nga fundi skuadrat të jenë vetëm me 1 pikë diferencë. Diçka e tillë ka ndodhur në sezonin 2011-2012, kur Konte fitoi titullin e parë kampion si trajner i Juventusit.
Po ashtu, edhe në 5 majin e famshëm në sezonin 2002 kur “Zonja” festoi pas disfatës së Interit me Lacion në “Olimpico”. Edhe në sezonin 1998- 1999, Milani befasoi Lacion në javën e parafundit të kampionatit. Interesant është fakti që në 2 raste nga tri ka buzëqeshur dhe ka festuar Antonio Konte. Në Itali thonë se nuk ka dy pa tre…
PANORAMASPORT.AL