• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Precedentët, Shqipëria vetëm humbje ndaj Anglisë

16/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot, ndeshjen e fundit të grupit K, atë ndaj Anglisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Kuqezinjtë kanë një bilanc negativ në përballjet me përfaqësuesen e “Tri luanëve”. Dominimi i ishullorëve është i padiskutueshëm, me 7 fitore në 7 takime të luajtura deri tani me një golaverazh të përgjithshëm 21-1.

Dy sfidat e para midis Shqipërisë dhe Anlgisë kanë qenë për kualifikueset e Botërorit 1990, të dyja të fituara nga anglezët, 2-0 në “Qemal Stafa” dhe 5-0 në “Ëembley”. Ndeshja në Londër do të mbahet mend për debutimin në portën e kuqezinjve të Blendi Nallbanit vetëm 17 vjeç, si dhe goli i mrekullueshëm i shënuar nga Sulejman Demollarit, por i anuluar në mënyrë të çuditshme. Kualifikueset e Botërorit 2002, sërish dy humbje për kuqezinjtë, 3-1 në Qemal stafa, me golin e Altin Rraklli në minutën e 91-të, i vetmi gol nga përfaqësuesja shqiptare ndaj anglezëve. Por sulmusit shqiptar i  anulohet padrejtësisht një gol për pozicion jashtë. Dhe pastaj vjen humbja 2-0 në transfertën angleze.

Pas një periudhe të gjatë, dy kombëtaret u përballën sërish për eliminatoret e Botërorit 2022, anglia fiton 2-0 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë dhe 5-0 në Ëembley. Për të ardhur te kualifikueset e fundit të botërorit 2026, në të njëjtin stadium, Anglia fitoi përsëri 2-0. Historiku tregon qartë dominimin anglez, por ndeshja e 16 nëntorit do të jetë një mundësi e artë për Shqipërinë që të kërkojë një rezultat pozitiv në shtëpi.

Next Post

Presidenti Marota: Kivu tek Interi? Mundësi e madhe, jo risk

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.