Wednesday, 11. March 2026
Sport

Premier League/ Armando Broja titullar në ndeshjen përballë Newcastle

GS 30/12/2025 1 Min. Lesezeit

Armando Broja do të jetë titullar në ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik të Burnley-t. Sulmuesi shqiptar do të jetë zgjedhja e parë në sulm për Scott Parker, skuadra e të cilit pret sot në “Turf Moor” ekipin e Newcastle.

Sipas medieve britanike Broja do të jetë në majën e sulmit të ekipit vendas pasi trajneri kërkon që të shfrytëzojë momentin e mirë të sulmuesit kuqezi, i cili pasi gjeti golin e parë në Premier me ngjyrat e skuadrës së tij të re po rifiton besim në vetvete.

Formacioni i mundshëm i Burnley: Burnley: Dubravka, Walker, Laurent, Ekdal, Humphreys, Pires, Florentino, Ugochukwu, Anthony, Bruun Larsen, Broja

Teilen: