Saturday, 21. March 2026
Sport

Premier League/ Broja e nis nga stoli përballë Fulham, Parker akuzohet për dështimin në merkato

GS 21/03/2026 1 Min. Lesezeit

Armando Broja është në një sezon me shumë ulje dhe ngritje. Sulmuesi shqiptar i Burnley-t, në ditën kur Sylvinho shpalli listën e lojtarëve anti-Poloni, nis ndeshjen e radhës nga stoli.

Scott Parker publikoi formacionin për takimin e radhës ku ka vendosur që të mos aktivizojë sulmuesin kuqezi.

Zgjedhjet e bëra nga Scott Parker në fushë kanë zgjuar kritika në mediet britanike. Në ditët e fundit trajneri është kritikuar edhe për merkaton e bërë pasi ka shpenzuar gati 90 milionë stërlina për lojtarë si Florentino Luis, Loum Tchaouna dhe Armando Broja, të cilët nuk kanë marrë minutat që priteshin në “Turf Moor”.

Teilen: