• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Premier League e dënon Manchester Cityn, kjo është arsyeja

31/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas shtypit anglez, Manchester City u sanksionua dhe u gjobit me 2.4 milionë euro nga Premier League.

Bëhet fjalë për 22 shkelje të rregulloreve të Premierligës në dy sezonet e fundit, të pranuara nga vetë qytetarët.

Klubi anglez u vonua disa herë për të hyrë në fushë për fillimin dhe rifillimin e ndeshjeve.

Nga 22 incidentet e përmendura, tetë kanë ndodhur në sezonin 2022/23 dhe 14 në sezonin e kaluar. Gjobat variojnë nga 10 mijë euro deri në më shumë se 200 mijë euro. Në justifikimet e Premierligës për dënimin, thuhet se Man City ka vonuar 22 herë rifillimin e ndeshjeve “pa arsyetim të mirë”.

Qytetarët pranuan dënimin, kërkuan falje për shkeljet dhe njoftuan gjithashtu se do t’u kujtojnë lojtarëve dhe ekipeve teknike përgjegjësitë e tyre në lidhje me orarin e fillimit dhe rinisjes së ndeshjeve.

Sanksioni nuk lidhet me 115 akuzat në pritje kundër klubit për shkelje të pretenduara të rregullave financiare të Premier League .

/GazetaBlic Sport/

Next Post

Huazon sulmuesin e Milan-it dhe mesfushorin e Spezia-s!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.