Monday, 24. August 2026
Sport

Premier League/ Efekti Amorim mbaron për Junajtid, Siti nuk kalon Kristal Palas

GS 07/12/2024 1 Min. Lesezeit

Mançester Junajtid ka zhgënjyer në “Old Trafford” duke humbur me shifrat 3-2 nga Notingem Forest. Sfida ishte e vlefshme për javën e 15-të të Premier Ligë dhe pas kësaj humbje Junajtid pozicionohet në vendin e 13, ndërsa Notingem në atë të pestë.

Moment negativ po kalon edhe Mançester Siti, i cili në mesjavë iu kthye fitoreve në kampionat dhe u duk se po jepte sinjalet se po dilte nga kriza. Por sot, skuadra e Pep Guardiolës ka pësuar një tjetër ndalesë pasi barazoi 2-2 në transfertë me Kristal Palas.

Teilen: