Sipas The Independent, 17 klube të Premierligës do të bashkohen për të “kundërshtuar” shitjen e Manchester United pronarëve të Katarit.
Artikulli pretendon se të premten Glazers planifikojnë të shpallin se kush do të jetë kandidati kryesor për blerjen e klubit: Sir Jim Ratcliffe apo Sheiku Jassim.
Më parë u raportua se pronarët aktualë preferojnë ofertën e miliarderit britanik sepse ai dëshiron vetëm një shumicë të aksioneve dhe, nisur nga këto rrethana, oferta e tij është më e lartë se ajo e sheikut të Katarit. Megjithatë, Jassim Al-Thani ka paraqitur një ofertë shtesë që është më afër asaj që Glazers kërkuan fillimisht (6 miliardë paund.
Nëse rezulton se Sheiku Jassim bëhet zyrtarisht kandidati i preferuar, atëherë shumica e klubeve në Premier League do ta kundërshtojnë këtë lëvizje.
Disa besojnë se qeveria e Katarit po mbështet ofertën e Sheikut Jassim, dhe për këtë arsye kanë frikë se një tjetër “klub-shtet” me fonde të mëdha do të shfaqet në Premier League, si Manchester City dhe Newcastle.
Të tjerët duan ta kundërshtojnë sepse me mbështetjen e pronarit të Katarit, Manchester United do t’i heqë skuadrat e tjera nga çdo shans për një vend në top 4. /G.D abcnews.al/