Tuesday, 26. May 2026
Sport

Premier League/ Fitore dramatike e Manchester Cityt me gol në minutën e 95-të

GS 21/10/2024 1 Min. Lesezeit

John Stones ka shënuar gol në minutën e 95-të për fitoren shumë të vështirë të Manchester Cityt në transfertë ndaj Wolvesit me rezultatin 2-1.

Jorgen Strand Larsen shënoi golin e avantazhit për Wolves që në minutën e shtatë të ndeshjes.

Josko Gvardiol barazoi 1-1 në minutën e 33-të, para se Stones të shënonte me asistim të Phil Foden në minutën e 95-të për t’i dhënë suksesin skuadrës së Guardiolës.

City ka 20 pikë nga tetë ndeshje në Premier League dhe vazhdon garën e fortë për titull.

Wolvesi është i fundit me vetëm 1 pikë.

Teilen: