Erling Haaland është pranë një rekordi të ri në Premier League pasi me një gol përballë Neëcastle sot atëherë do të bëhet lojtari i 35-të në historinë e kampionatit anglez që shënon 100 gola.
Norvegjezi këtë sezon ka nisur mjaft mirë pasi ka shënuar plot 14 gola. Me formën e shfaqur këto sezone nga Haaland shumë mendojnë se nëse vendos për të qëndruar në ishull rekordi i golave të shënuar nga Shearer (260) është më shumë se i arritshëm.
Nëse do të shënojë sot përballë Neëcastle, Haaland barazon shifrën e golave të shënura nga legjenda e Southampton, Matt Le Tissier. Për sulmuesin është çështje kohe për të kaluar legjenda të Premier League si Cristiano Ronaldo (103), Didier Drogba (104) dhe Paul Scholes (107).


