Tuesday, 26. May 2026
Sport

Premier League/ Liverpuli mposht Çelsin dhe ruan kreun

GS 21/10/2024 1 Min. Lesezeit

Liverpuli mposhti Çelsin me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Premier Ligë.

Dueli u zhbllokua në minutën e 29-të nga Salah nga pika e bardhë e penalltisë.

Më pas Kodi Gakpo i dyfishoi shifrat por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë, respektivisht në minutën e 49-të Xhekson riktheu baraspeshën për blutë e Londrës.

Festa e tyre nuk zgjati shumë pasi Xhons kaloi sërish në avantazh të kuqtë.

Me këtë fitore, skuadra e Arne Slot rimerr kreun e Premier Ligës duke u renditur me 21 pikë ndërsa ekipi i Mareskës mbetet në vendin e 6-të me 14-të pikë.

 

Teilen: