Thursday, 21. May 2026
Sport

Premier League/ Manchester City ndalet në shtëpi nga Brightoni

GS 15/03/2025 1 Min. Lesezeit

Manchester City është ndalur me barazim 2-2 nga Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Premier League.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Erling Haaland kaloi “Citizens” në epërsi, kur realizoi nga penalltia.

Por, dhjetë minuta më vonë, Pervis Estupinian i barazoi shifrat në 1-1.

Mirëpo, Omar Marmoush i riktheu epërsinë Manchester Cityt kur shënoi në minutën e 39-të nga një asistim i Ilkay Gundogan.

Brightoni ishte shumë me fat, pasi që në start të pjesës së dytë i barazoi shifrat.

Në minutën e 48-të, Abdukodir Khusanov ishte i pafat, duke realizuar në portën e tij për rezultatin 2-2.

“Pulëbardhat” kishin disa raste të mira shënimi në minutat e fundit, por që ishin të kënaqur me një pikë të fituar në udhëtim.

Manchester City është në vendin e pestë me 48 pikë, ndërsa në xhiron e 30-të takohen me Leicesterin.

Teilen: