• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Premier League mbyll sezonin, në lojë vetëm “mbijetesa” dhe një “biletë” për Conference League

28/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasditen e sotme më konkretisht në orën 17:30, Kampionati anglez i futbollit, Premier League do të zhvillojë javën e 38-të dhe të fundit të këtij edicioni, ku padyshim pritet të ketë emocione të forta dhe spektakël të garantuar.

Plot 3 ekipe luajnë për “mbijetesën” në elitën e futbollit anglez, me Everton, Leicester e Leeds United, që janë të pozicionuar aktualisht në vendet 17, 18 e 19 të renditjes, me respektivisht 33, 31 e 31 pikë, me Leeds e Leicester që kërkojnë vetëm fitore në sfidat e ditës së sotme.

“Dhelprat” e Leicester do të përballen në “King Power Stadium” me “çekiçët” e West Ham, me këta të fundit që përveç finales së madhe të Conference League, ku bëjnë pjesë nuk asnjë ndeshje të mbetur për këtë sezon. Në krahun tjetër, Leeds do të presë në “Elland Road”, “londinezët” e Tottenham, me vendasit që kërkojnë mbijetesën, ndërsa Spurs kërkon 3 pikë “të arta” për të patur 1 mundësi në garën e një “bilete” të Conference League ndaj Aston Villa.

Mirëpo, ndryshe nga Leeds United e Leicester, “blutë” e Everton do e kenë më të “thjeshtë” sigurimin e mbijetesës në Premier League, teksa do të presin në “Goodison Park”, “qershitë” e Bournemouth, me këta të fundit që nuk kanë më asnjë për të luajtur në Premier League, teksa rendinten në mesin e tabelës me 39 pikë.

Ndër të tjera, pasditen e sotme do të zhvillohen gjithashtu dhe sfidat, Brentford-Manchester City, Manchester United-Fulham, Chelsea-Newcastle, Aston Villa-Brighton, Crystal Palace-Nottingham Forest dhe Southampton-Liverpool. /i.m /abcnews.al

Next Post

Denis Bastari vizitoi FFK-në, njoftohet për projektin e stadiumit të ri të kryeqytetit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.