Tuesday, 3. March 2026
Sport

Premier League nuk pret, zbulohet data se kur do të fillojë dhe ndeshjet e javës së parë

GS 15/06/2023 2 Min. Lesezeit

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga mbyllja e sezonit evropian për klube, ku Manchester City luajti ndeshjen e fundit nga anglezët në finalen e Champions League kundër Interit, duke ngritur kështu trofeun e tretë për këtë sezon.

Por, vëmendja tashmë është kthyer te sezoni i ardhshëm, me ndeshjet e Premier League për sezonin 2023/24 që janë publikuar tashmë këtë mëngjes (e enjte). Tifozët e skuadrave të promovuara Burnley, Sheffield United dhe Luton Town ishin ata që priten me padurim të shohin ndeshjet e tyre hapëse në elitë.

Ndërkohë, tifozwt e Liverpool, Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe pretendentëve tjerë për titull do të shpresojnë për një fillim të favorshëm, pasi ata kërkojnë të zvogëlojnë hendekun me Cityn. Xhiro e parë nuk kalon pa ndeshje interesante si ato mes Chelsea-Liverpool apo Newcastle-Aston Villa.

Man City do të luajë në udhëtim te Burnley, Arsenali pret Nottingham Forest dhe Man Utd është mik i Wolves. Sezoni 2023/24 i Premier League do të fillojë më 11 gusht dhe do të përfundojë nëntë muaj më vonë, më 19 maj 2024.

Sikurse në sezonin 2022/23, do të ketë një pushim për lojtarët në mes të sezonit, midis 13-20 janarit./ h.ll/abcnews.al

Teilen: