Arsenali dhe Mançester Siti u janë kthyer sot përsëri fitoreve, pak ditë pas barazimit pa gola mes dy skuadrave në ndeshjen direkte për titullin kampion.
Arsenali e bëri këtë duke fituar 2-0 ndaj Lutonit që noton në fundin e renditjes, për të kapërcyer përkohësisht Liverpulin në kreun e klasifikimit.
Pak më vonë e kishte radhën Mançester Siti që të përgjigjej me një paraqitje mbresëlënëse duke mundur 4-1 Aston Vilën e vendit të katërt. Protagonisti kryesor i duelit ishte Fil Foden, i cili në mungesë të Haland, i lënë pushim nga Guardiola, bëri rolin e golashënuesit duke tundur tre herë rrjetën e portës kundërshtare.
REZULTATET
Arsenal-Luton 2-0
24’ Odegard, 44’ (ag) Hashioka
GOLI I ODEGARD (VIDEO)
AUTOGOLI I HASHIOKA (VIDEO)
Brentford-Brajton 0-0
Mançester Siti-Aston Vila 4-1
11’ Rodri, 45’+1’, 62’, 69’ Foden / 20’ Duran
GOLI I RODRI (VIDEO)
GOLI I DURAN (VIDEO)
GOLI I PARË I FODEN (VIDEO)
GOLI I DYTË I FODEN (VIDEO)
GOLI I TRETË I FODEN (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL