Janë mbyllur 4 ndeshjet e para të ditës së shtunë të Premier Ligës angleze, takime të vlefshme për javën e 36-të të kampionatit.
Arsenali arriti që të mund të mbrojë kreun falë fitores 3-0 që “topçinjtë” siguruan kundër Bornemuthit brenda në “Emriates Stadium”. Gjithashtu në takimet e tjera, Njukasëll arriti që të shpartalloi Bërnlin 4-1 brenda në shtëpi, ndërsa Fulhami i Armando Brojës nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola kundër Brentfordit, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që e shikoi ndeshjen nga stolipër 90 minuta. Notingam Forest arriti të mposht Shefilldin 1-3 duke hedhur një hap përpara për mbijetesë.
Me këto rezultate, Arsenali vazhdon e mbanë vendin e parë me 83 pikë, 1 më shumë se Mançester Siti duke shpresuar që këta të fundit të mund të bëjnë një hap fals që të mund të fitojnë titullin, duke qenë se jemi vetëm 2 javë larg përfundimit të kampionatit. Notingam arriti të shkëputet me 3 nga Lutoni dhe për momentin qëndron i qetë në vendin e 17-të, ndërsa Njukasëll gjendet në vendin e gjashtë, pozicion që të çon në Ligën e Konferencës por duhet të pres Mançester Junajtid sepse ka një ndeshje për të rikuperuar.
ARSENAL-BORNEMUTH 3-0
GOLI I SAKA 1-0 (VIDEO)
GOLI I TROSARD 2-0 (VIDEO)
GOLI I RAJS 3-0 (VIDEO)
BRENTFORD-FULHAM 0-0
BËRNLI-NJUKASËLL 1-4
GOLI I UILLSON 0-1 (VIDEO)
GOLI I LONGSTAF 0-2 (VIDEO)
GOLI I GUIMARAESH 0-3 (VIDEO)
GOLI I ISAK 0-4 (VIDEO)
GOLI OSHEA 1-4 (VIDEO)
SHEFILLD JUNAJTID-NOTIGAM FOREST 1-3
GOLI I BRERETON 1-0 (VIDEO)
GOLI I HUDSON-ODOI 1-1 (VIDEO)
GOLI I JATES 1-2 (VIDEO)
GOLI I HUDSON-ODOI 1-3 (VIDEO)
SONI SALIHI
PANORAMASPORT.AL