Çelsi fiton 2-1 në transfertë përballë Leicesterit në ndeshjen që hapi javën e 12-të të kampionatit anglez.
“Blutë” e Londrës shënojnë nga një gol për çdo pjesë dhe marrin tre pikë të çmuara që i ngjisin në kuotën e 22 pikëve. Nicolas Jackson zhbllokon ndeshjen pas 15 minutave lojë, ndërsa Enzo Fernandez shënon golin e dytë për skuadrën e Marescas në pjesën e dytë.
Vendasit zgjohen vonë dhe goli i André Ayew nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95-të vlen vetëm për statistika.