• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidentët e Barcelonës dhe Realit japin dorëheqje nga Federata Spanjolle

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe ai i Real Madridt, Florentino Perez raportohet se kanë vendosur të heqin dorë nga Federata spanjolle e futbollit.

Sipas, AS, dyshja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e RFEF, Pedro Rocha, dhe tashmë ia kanë bë vendimin për të hequr dorë nga postet e tyre brenda Federatës, shkruan lajmi.net.

Të dy kanë arritur një raport të ngushtë me Rocha dhe për këtë arsye kanë vendosur të tërhiqen para zgjedhjeve në RFEF, që të mos ndikojnë në të.

Sipas raportit, Laporta dhe Perez janë të vetmit anëtarë të bordit të drejtorëve që për momentin kanë dhënë dorëheqjen.

Me këtë vendim, presidentët e Barcelonës dhe Real Madridit janë distancuar nga çdo ndërhyrje në fushatën elektorale për kryesinë e RFEF-së, e cila do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Luis Rubiales u hoq nga posti i presidentit të RFEF për shkak të veprimeve të tij të diskutueshme pas triumfit të Kombëtares së Spanjës për femra në Kupën e Botës në fillim të këtij viti.

Pedro Rocha u bë president i përkohshëm pas pezullimit të Rubiales nga FIFA dhe tani zgjedhjet do të mbahen në fillim të vitit 2024 për këtë post. /Lajmi.net/

Next Post

BONUSI/ Bavarezët “tallen” me Herri Kejnin, 250 mijë euro për 40 gola

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.