• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti Ademi në “The Best FIFA Football Awards” me ftesë të Infantinos 

16/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FFK-së, Agim Ademi po qëndron në Londër, në Gala Mbrëmjen “The Best FIFA Football Awards”. Kreu i FFK-së, i cili ka raporte tejet të mira me të parin e futbollit botëror në vazhdimësi është ftuar në çdo event të FIFA-s.

Para fillimit të ceremonisë, presidenti Ademi, i cili edhe në këtë event është në shoqëri të Armand Dukës, zëvendëspresident i UEFA-s dhe njëherësh president i FSHF-së, ka zhvilluar takime të rëndësishme me homologët e tij, duke përfshirë presidenten e Federatës Angleze të Futbollit, Debbie Hewitt, si dhe drejtorin e Federatave Anëtare të Evropës në FIFA, Elkhan Mammadov.

Takimet janë shoqëruar me biseda të frytshme për futbollin, në ndërtimin e marrëdhënieve dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet federatave.

Po ashtu, presidenti Ademi ka biseduar edhe me personalitete të njohura të futbollit botëror, duke përfshirë legjendën ukrainase të futbollit, Andriy Shevchenko.

Gala Mbrëmja “The Best FIFA Football Awards” do të nderojë më të mirët e futbollit në botë për vitin që e lamë pas.

 

Next Post

Nuk kanë fund problemet për “bomberin” e Inter, një i ri e padit për kërcënim në Polici

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.