• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti bllokon sulmuesin që kërkojnë të gjithë

13/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Deri më sot, Sportingu i Lisbonës nuk ka marrë asnjë ofertë për Viktor Gyokeres!”. Me këto fjalë, gjatë një prononcimi për BBC, presidenti i kampionëve të Portugalisë, Frederico Varandas, ka sqaruar se në dyert e klubit të tij nuk ka trokitur askush me propozim konkret për suedezin.

E kështu mohoi spekulimet për një interes konkret nga skuadrat angleze, si Mançester Junajtid dhe Arsenal, por edhe nga italianët e Juventusit. Ai theksoi se shuma prej 70 milionë eurosh që përmendet në media nuk është e mjaftueshme për kartonin e bomberit të 54 golave në 52 ndeshje gjatë sezonit të fundit me klubin që u rendit i pari në Primeira Liga-n portugeze.

SQARIMI I ÇMIMIT – “Për momentin, nuk kemi asgjë të re. Por mund t’ju them se as 70 milionë eurot për të cilat është folur në orët e fundit nuk do të ishin të mjaftueshme. Nuk është e vërtetë që lojtarit i kam premtuar se do të largohet. Ky lloj shantazhi nuk funksionon për mua dhe me këtë veprim nga agjenti i tij, situata vetëm sa do të përkeqësohet”, vijoi më tej Varandas. Veçanërisht, së fundi është folur për Arsenalin dhe Mançester Junajtid si të interesuara seriozisht për sulmuesin e Kombëtares suedeze. Mirëpo, për momentin duket se nuk ka kushte të favorshme që të përmbushen kërkesat financiare të klubit portugez.

ARSENALI NË AVANTAZH – Pas disa ditëve ku Junajtid po merrte një hov krahasuar me Arsenalin, për shkak të trajnerit Amorim, me të cilin suedezi ka punuar te Sportingu, tani duket se “Topçinjtë” kanë marrë avantazhin në bisedimet për bomberin 27-vjeçar. Burime nga Portugalia kanë folur për një takim të zhvilluar nga agjenti i lojtarit, Hasan Cetinkaya, me drejtuesit e Arsenalit.

Thuhet se menaxheri u ka shprehur drejtuesve të klubit londinez dëshirën e sulmuesit për të luajtur me skuadrën e Artetas. Kurse Arsneali ka bërë të ditur se shpejt do të paraqesin një ofertë drejt Sportingut. Sidoqoftë, pas këtij takimi, është krijuar përshtypja se do të duhet një ofertë mbi 70 milionë euro, për të bindur Sportingun që të lërë të lirë lojtarin më produktiv në Europë, për golat e shënuar në sezonin e sapombyllur.

Next Post

Real Madridi i bën një ofertë sulmuesit të njohur kroat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.